ATHINE– SYRIZA do të fitojë zgjedhjet e parakoshme parlamentare të 25 janarit, parashikojnë 12 sondazhet e orëve të fundit si edhe një studim statistikor i Universitetit të Maqedonisë, shkruan sot gazeta greke ”Kathimerini”.

Gazeta bën një mesatare të 13 sondazheve dhe nxjerr se SYRIZA do të marrë 29,5 për qind të votave, ”Demokracia e re” 25,7, ”To Potami” gjashtë, ”Agimi i artë” 5,2, KKE 4,8 dhe PASOK-u katër për qind.

Ndërkohë, 10,9 për qind e grekëve janë ende të pavendosur.

Megjithatë, gazeta thotë se është shumë e vështirë të parashikosh nëse SYRIZA do të mund të qeverisë e vetme vendin ballkanik.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: