GREQI

Teknika e embrionit me “tre prindër” është përdorur për të zgjidhur probleme të rënda të infertilitetit. Kjo gjë ka ndodhur edhe me një nënë nga Greqi e cila ka përdorur embrionin me “tre prindër”. Gruaja është në javën e 27-të të shtatzënisë dhe gjithcka po shkon për mrekulli. Lajmi u bë i ditur nga qendra e infertilitetit, “Embryotools”.

Kjo metodë, e cila realizohet për herë të parë në Greqi përdoret për të parandaluar transmetimin e sëmundjeve gjenetike dhe për të trajtuar problemet e rënda të fertilitetit.

Po cfarë është embrioni me 3 prindër? Është marrja e bërthamës së vezës së një paciente për ta transferuar në një tjetër paciente që quhet dhuruese dhe që është e shëndetshme. Më pas bëhet bashkimi me materialin gjenetik të partnerit mashkull për të formuar një embrion të shëndetshëm shkruan Tg.com.

Ndërkohë nga njoftimi për shtyp mësohet se gruaja shtatzënë është e para e regjistruar në një shtatëzani të vërtetë klinike të miratuar në Greqi. Nëna greke është 32 vjeç dhe tashmë është operuar dy herë për endometriozën, si dhe ka bërë katër cikle IVF, por nuk kanë dhënë rezultate pozitive.

Në të kaluarën kanë lindur fëmijë nga embrioni me “tre prindër” në Meksikë dhe në Ukrainë, por duke përdorur teknika të tjera.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb