GREQI-Rreth 60,6 për qind e qytetarëve janë shprehur në mbështetje të qeverisë, ndërsa 37,1 për qind kundër saj, sipas një sondazhi të realizuar nga kompania ”Kapa Research”, që u publikua sot në të përditshmen greke ”To Vima”.

Rreth 41,8 për qind e qytetarëve besojnë se negociatat me pertnerët evropianë do të përfundojnë me sukses, ndërsa 51,1 për qind u shprehën të shqetësuar dhe pesimtë.

46,8 për qind e qytetarëve mendojnë se pas 12 muajsh gjendja ekonomike do të jetë më e mirë, ndërsa tetë për qind mendojnë se do të jetë shumë e mirë. 21,3 për qind mendojnë se gjendja ekonomike do të jetë e njëjtë, ndërsa 10,5 për qind mendojnë se gjendja ekonomike do të jetë pak më e keqe.

Rreth 53,7 për qind e qytetarëve grekë mendojnë se Aleksis Cipras do të jetë kryeministri më i miri në raport me kryeministrat e 20 viteve të fundit, kundër 34,6 për qind që mendojnë se do jetë më i keqi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb