Krerët grekë dhe qipriotë dënuan ditën e djeshme në Athinë shpimet e jashtëligjshme turke në lindje të Mesdheut dhe bënë sërish thirrje për bisedime për të zgjidhur problemin e vazhduar të ndarjes së ishullit të Qipros.

“Dy krerët shprehën shqetësimet e tyre për sa i përket aktiviteteve të jashtëligjshme të Turqisë në ujërat territoriale qipriote”, sipas një komunikate të zyrës së kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis publikuar pas takimit me presidentin qipriot Nicos Anastasiades.

“Ata shprehën gjithashtu dëshirën e tyre për të rifilluar negociatat e rëndësishme për një zgjidhje afatgjatë të problemit qipriot”, sipas këtij teksti.

Turqia sfidon vazhdimisht paralajmërimet e Bashkimit Europian dhe të SHBA-së që kërkojnë ndërprerjen e shpimeve në ujërat territoriale të Qipros, anëtare e BE-së.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb