GREQI

Aeroporti tashmë është një tërheqje për turistët ku me qindra njerëz çdo ditë bëjnë selfie, shumë pranë me avionët që ulen në tokë.

Video që po shihni është bërë pranë aeroportit grek në ishullin e Skiathos, ku avionët ulen shumë pranë me njerëzit që bëjnë plazh.

Në youtube, Carrgospotter ka mbledhur disa nga uljet më spektakolare të kësaj vere dhe rezultati është një video e mrekullueshme. Sigurisht nuk mungojnë edhe rreziqet për turistët.

Në të shkuarën disa njerëz janë plagosur si pasojë e forcës së ajrit të shkaktuar nga lëvizja e avionëve. Në 2017 një grua vdiq.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb