GREQI– Bankat e Greqisë do të hapen më 20 korrik, pasi ishin të mbyllura për tri javë, por klientët nuk mund të tërhqein para të gatshme, përveç në bankomate.

Zëvendësministri i financave i Greqisë, Dimitris Mardas, tha se klientët e bankave “mund të depozitojnë para të gatshme, mund të bëjnë transfere të parave nga një xhirollogari në tjetrën”, por kufizimet e tërheqjes së parave të gatshme mbesin, shkruan “RTK”.

Klientët e bankave për çdo ditë nga automatet mund t’i tërheqin 60 euro në ditë.

Rihapja e bankave po bëhet pasi Banka Qendrore Ervropiane tha se do ta shtoj nivelin e fondeve emergjente për bankat në Greqi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: