ATHINË– Zgjedhje të parakohshme, para masave të reja shtrënguese dhe marrëveshjeve, kërkoi lideri i SYRIZA-s, Aleksis Cipras.


”Zgjedhjet janë të domosdoshme, me qëllim që parlamenti të pajiset me vullnetin popullor dhe të zgjedhë një president republike që do të shprehë maxhorancën popullore dhe unitetin kombëtar”, deklaroi Cipras.


”Trojka nuk erdhi që të garantojë që kreditorët do të marrin mbrapsht paratë e tyre, siç duan të besojmë. Trojka erdhi që të garantojë se barbarizmi gjoja i përkohshëm do të konsolidohet si një regjim i përhershëm. Synimi i tyre nuk janë paratë e marra hua. Synimi i tyre janë aeroportet, portet, energjia, telekomunikacionet dhe pasuria publike”, theksoi Cipras.


”Synimi i tyre është vetë vendi. Vendin duan të shndërrojnë në një koloni borxhi, me shoqëri të shpërbërë, rezistenca inekzistente, me vullnet të shkatërruar. Kjo është e vërteta e hidhur që duhet ta vështrojmë drejt në sy”, shtoi ai.

Sipas Ciprasit ”po na përgatisin një zgjatje të memorandumit, një zgjatje të fatkeqësisë sociale. Dhe po na përgatisin gjithashtu për memorandume të reja, çfarëdo emri që të kenë ato në të ardhmen”.

(d.b/BalkanWeb)