GREQI- Aleksis Cipras do të mbajë një fjalim më 12 mars në asamblenë e përgjithshme të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim ekonomik në Paris dhe do të takohet me Angel Gurria, sekretarin e përgjithshëm të OCDE-së, bënë të ditur sot shëbime të kryeministrit grek.

”Aleksis Cipras do të takohet gjithashtu me zyrtarë të lartë evropianë”, sipas të njëjtit burim që nuk i përmendi emrat e tyre për momentin.

”Ministri grek i Financave, Janis Varoufaqis do të zhvillojë gjithashtu një vizitë në Paris ku do të takohet me homologun francez, Michel Sapin”, njoftoi një burim ministerial.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: