GREQI- Kandidati për president i Greqisë, Stavros Dimas ka deklaruar se nuk do të pranojë të zgjidhet president me votat e neonazistëve të Agimit të Artë. Teksa votimi për zgjedhjen e tij ka dështuar 2 herë në Parlament, dhe pritet raundi i tretë që kërkon 180 vota, Dimas siguron se nuk do të pranojë mbështetje nga ekstremistët e djathtë.

“Në respekt të institucioneve demokratike, nuk kam për të pranuar që të zgjidhem president i Republikës së Greqisë me vota të Agimit të Artë”. Stavros Dimas e bëri këtë deklaratë duke marrë shkas nga publikimi i skenarëve mbi mundësinë e votimit të kandidaturës së tij nga Agimi i Artë. Qëndrimi i tij është përshëndetur edhe nga Demokracia e re edhe PASOK. “Deklarata e Stavros Dimas për Agimin e Artë, e thjeshtë dhe e kuptueshme, e nderon atë dhe nënvizon moralin e demokracisë”, deklaroi kryetari i PASOK-ut dhe nënkryetar i qeverisë, Evangelos Venizelos. Ndërkaq deputetë të Demokracisë së re deklarojnë se “nëse Agimi i Artë do të votojë për Stavros Dimas, atëherë shumë deputetë të kësaj partie do të abstenojnë në votimin e tretë.

(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: