ATHINË- Partia kryesore e opozitës në Greqi, e djathta Demokracia e Re (ND), që zgjodhi javën e kaluar drejtuesin e ri, Kyriakos Mitsotakis, kryeson ndaj të majtës Syriza të Aleksis Cipras, sipas dy sondazheve të publikura këtë fundjavë, për herë të parë që prej më pak se një viti.

Sondazhi i zhvilluar nga Instituti Alco, publikuar sot në të përjavshmen “Proto Thema”, kreditoi me 21,3 për qind ND kundër 18 për qind për Syrizan.

Sipas një sondazhi të dytë nga “Metron Analysis” publikuar në të përditshmen “Parapolitika” ND kryeson Syrizan me 23,6 për qind nga 19,9 për qind.

Që prej të paktën një viti, gjatë dështimit në zgjedhjet e janarit 2015 dhe ardhjes për herë të parë në pushtet të Syriza-s, parti Demokracia e Re (ND) humbi një pjesë të konsiderueshme të elektoratit.

Syriza mori në atë kohë 36,3 për qind të votave kundër 27,8 për qind për ND, një diferencë që partia e mbajti edhe gjashtë muaj më vonë gjatë zgjedhjeve legjislative që u zhvilluan në muajin shtator (35,4 për qind- 28 për qind).

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb