Athinë

Një 34-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia greke për posedim dhe ruajtje të lëndëve narkotike. Arrestimi i tij u bë mbrëmjen e së hënës, në zonën e Atikës, shkruan gazeta greke “Ekathimerini”.

Shqiptari kishte “ndërtuar” në banesë një “dyqan të vërtetë droge”. Gjatë kontrolleve të policisë, shqiptarit ju gjetën 13 kg e 118 gram kokainë, 510 gram heroinë, si dhe shuma e parave prej 1900 eurosh dhe dy peshore elektronike.

(d.xh/ BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb