Nga ANILA JOLE* GREQI- Një shtesë dymujore, deri në fund të shkurtit 2015, ka vendosur takimi i ministrave të financave, Eurogrup, për programin grek të përshtatjes.

Siç deklaruan presidenti i Eurogrupit, Dijsel-bloem dhe komisioneri për financat, Pierre Moscovici, shërbimet e trojkës po përgatisin një raport të ndërmjetëm, ku do të përshkruhet se në cilën pikë ndodhen saktësisht negociatat me Greqinë dhe në vazhdim, sot pala greke do të depozitojë zyrtarisht kërkesën për një shtesë dymujore.

Moscovici tha se një ekip i trojkës do të kthehet të martën në Athinë. Kërkesa e Athinës duhet të ratifikohet edhe nga parlamentet e vendeve anëtare, që të miratohet zyrtarisht.

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: