GREQI-Qeveria greke njoftoi sot heqjen e sistemit të licencave, emblemë e burokracisë kombëtare, duke vendosur akses për rreth 900 profesione të ndryshme si prodhimi i çorapeve apo instrumenteve muzikore.

”Janë më shumë se 897 aktivitete profesionale që përbëjnë rreth 14,3 për qind të PBB-së së vendit që do të përjashtohen nga një procedurë autorizuese për të paktën dy tre muaj dhe që mund të kushtojë deri në 1 500 euro”, theksoi Ministria e Zhvillimit Ekonomik në një komunikatë.

Ky sistem licencimi është përshkruar shpesh nga ndërmarrësit e ri në Greqi si një prej provave kryesore administrative të rrugës së tyre.

Lista e detajuar e aktiviteteve përkatëse publikuar nga ministria i ngjan një inventari në Prevert ku kategoria e prodhimit të të brendshmeve është e ndarë në 11 nënkategori (burra, gra, lesh, thurje me grep, triko, pizhama…), secila prej këtyre kërkonin një licencë specifike ashtu si tetë nënkategoritë e seksionit të instrumenteve të muzikës.

Por, edhe profesionet më të ndjeshme në kuadër të sigurisë si prodhimi i pajisjeve industriale, aeronautikës, makinave të transportit, bëjnë pjesë gjithashtu në listë.

(a.n/ata/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: