VOLOS- Një 34-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht teksa punonte Volos të Greqisë. Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Stagiates. Mediat greke raportojnë se babai i dy fëmijëve punonte në një shtëpi private për përpunimin e rrushit.

Në një moment shqiptari ka humbur ndjenjat gjatë kohës që ka humbur ndjenjat nga era e rrushit të fermentuar gjatë kohës që do hidhte mushtin, duke rënë aksidentalisht në kazanin 3 metër të thellë, e për pasojë ka gjetur vdekjen. Ndonëse kolegët e tij kanë ndërhyrë për ta shpëtuar, shqiptari ka humbur jetën.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb