GREQI


Një operacion i policisë greke ka rezultuar në kapjen dhe sekuestrimin e mbi 1 ton marijuane në një velierë. Droga e sekuestrua ishte e ndarë në 50 çanta, e futur ne 637 pako me peshe totale 1 ton 67 kg 750 gram. Droga u kap ne gjirin “Porto Kagio” ne lindje te manit në Githio.


Veliera ishte me flamur të shtetit të Delaware. Në pranga kanë rënë dy shtetas të huaj 28 dhe 42-vjec, kombësia e të cilëve nuk bëhet e ditur. Gjithashtu nuk  bëhet e ditur se ku është ngarkuar veliera. Ndërkohë operacioni dhe hetimet e mëtejshme vijojnë ende.


(n.b/BalkanWeb)