GREQI-Grupi parlamentar i SYRIZA-s dhe grupi parlamentar i Grekëve të Pavarur i Panos Kamenos ka depozituar në parlament propozimin për krijimin e një komisioni që do të hetojë vënien e Greqisë nën regjimin e memorandumit. Propozimi është nënshkruar nga 149 deputetë të SYRIZA-s, me në krye Aleksis Tsipras dhe nga 13 të Grekëve të Pavarur, me në krye Panos Kamenos. Komisioni ftohet të hetojë çështjet që rezultuan gjatë periudhës kohore nga tetori 2009 deri në janar 2015 dhe të gjejë përgjegjësitë që iu takojnë politikanëve, të cilët patën rol protagonisti në atë periudhë, që vendosën përfshirjen e vendit në regjimin e mbikëqyrjes dhe materializuan politika që dëmtuan interesin publik, dëmtuan shtetin grek, ekonominë e vendit dhe viktimizuan popullin grek”.

(a.n/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: