Autoriteti Helenik i Statistikave (ELSTAT) publikoi sot shifrat në lidhje me punësimin në Greqi për tremujorin e dytë të vitit 2018.

Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2018 numri i të punësuarve arriti në 3 860 395 persona ndërkohë që numri i të papunëve ishte 905 983 persona, shkruan ATA. Niveli i papunësisë ishte 19%, duke regjistruar rënie në raport me 21,2% që ishte tremujorin e parë dhe në raport me 21,1% që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i personave të punësuar u rrit me 3,7% në krahasim me tremujorin e parë dhe me 1,8% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i personave të papunësuar ra me 9,5% në krahasim me tremujorin e mëparshëm dhe me 10,9% në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: