“Janë të ftuar të gjithë grekët e Vorio-Epirit ne 28 tetor të dërgojmë një mesazh për të gjithë…Greqi ose vdekje”. Kështu shkruante pak ditë më parë në ‘Facebook’ Kostandinos Kaçifa, 35-vjeçari i cili terrorizoi me armë fshatin Bularat në Gjirokastër, ku pasi qëlloi në ajër, hapi zjarr edhe ndaj policisë dhe më pas u vra. Teksa shfaqet duke pozuar me flamurin e Viorio-Epirit, duket se i riu ka para paralajmëruar ngjarjen në fjalë, ndërsa ‘kërcënon’ me mesazhin.

“Tsipra dhe Rama bëjnë plane pa nikoqirin (pa të zotin e shtëpisë). Për një gjë të jenë të sigurt, rinia e ashpër dhe e zjarrtë e Vorio-Epirit nuk do jetë spektatore. Janë të ftuar të gjithë grekët e Vorio-Epirit ne 28 tetor të dërgojmë një mesazh për të gjithë…Greqi ose vdekje ??”, -shkruante Kaçifa.

Okk
Okk

Kujtojmë se incidenti me armë ndodhi sot në prag të zhvillimit të festës së Greqisë, e cila si çdo vite u organizua edhe në qendër të fshatit Bularat në Gjirokastër. Fill pas ngjarjes, Kaçifa u fut në thellësi të fshatit ku forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij. Në ndihmë të shërbimeve të Policisë së Gjirokastër ka mbërritur dhe një helikopter i Ministrisë se Brendshme dhe forcat speciale RENEA nga Tirana, të cilat pasi lokalizuan autorin, qëlluan me armë në drejtim të tij pasi ai u kundërpërgjigj. Ky i fundit pas disa orësh rezistencë u vra nga forcat speciale RENEA.

  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb