Nga: ANILA JOLE*
GREQI- Ish-zëvendëskryeministri grek dhe ish ministër i disa qeverive të majta në Greqi, Teodoros Pangalos u intervistua në radion “Vima” ku edhe një herë e krahasoi situatën ekonomike në Greqi me situatën në Shqipërinë e komunizmit.

Nga fundi i intervistës, Pangalos shprehu shqetësimin e tij për situatën ekonomike në vend, duke thënë: “Jemi bërë si Shqipëria, por pa Enver Hoxhën, sepse Enver Hoxha ishte personalitet”. Teodoros Pangalos, i cili ka deklaruar rrënjët e tij arvanitase, tha: “Unë kam frikë se mos bëhemi “m**- katund”, siç themi ne arvanitasit, kur duam të përshkruajmë një situatë shumë të dëshpëruar”. Teodoros Pangalos ka qenë zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm në disa qeveri të PASOK-ut.

(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: