ATHINË – Policia greke njoftoi sot se kishte arrestuar Hristodhulos Ksiros, terroristin e organizatës “17 nëntori”, i cili nuk ishte rikthyer në burg që prej pothuajse një viti, pas një lejeje që i ishte dhënë.

Ksiros, 56 vjeç, duhet të vuajë gjashtë burgime të përjetshme për pjesëmarrjen e tij në grupin famëkeq terrorist, i krijuar në mesin e viteve ’70 të shekullit të kaluar pas protestave studentore kundër regjimit të kolonelëve.

Grupi ka vrarë 23 persona, përfshirë politikanë, biznesmenë, diplomatë anglezë dhe amerikanë dhe funksionarë turq mes viteve 1975-2000.

Ksiros u largua më 7 janar të vitit të kaluar.

Gjatë kohës së largimit kishte shpërndarë një video ku kritikonte menaxhimin e krizës financiare greke duke kërcënuar politikanë dhe gazetarë si edhe duke premtuar atentate të reja.

Ai u arrestua nga skuadra antiterroriste e policisë greke.

Në ndërkohë, ai jetonte me gjeneralitete të rreme.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb