ATHINE– Shkrimtari grek, Menis Kumondareas, 83 vjeç, një nga autorët më të njohur në Greqi, është gjetur i mbytur në banesën e tij. Sipas rezultateve të autopsisë, shkrimtari është goditur në fytyrë dhe stomak, dhe është mbytur me duar në fyt në banesën e tij në Athinë. Sipas policisë, dera e apartamentit të shkrimtarit nuk ishte hapur me forcë.

Mes më shumë se 20 romane, novela dhe eseve që prej 60 vitesh, të përkthyera në shumë gjuhë, Menis Kumondareas kishte marrë dy herë çmimin e shtetit Grek të letërsisë.

Menis Kumondareas ishte përkthyes i Hemingueit dhe Scott Fitzgerald. Ai përshkruante në veprat e tij si, “Gruaja në Metro”, Zonja Kula” apo “Qelqurinat”, një portret të shoqërisë greke të pasluftës, klasën e mesme, tregtarët e saj të vegjël dhe funksionarët.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb