GREQI

Kur kanë kaluar disa muaj nga vdekja e shqiptarit, Bandiol Tusha në burgun e Koridhalo në Greqi, mjekët ligjorë kanë konfirmuar se vdekja e tij nuk erdhi nga helmimi siç u pretendua, por ai u vra ose u mbyt me jastëk ose litar.

Shqiptari po vuante dënimin në burgun famëkeq të Greqisë për veprën penale të trafikut të drogës.

Po në muajin janar kur ndodhi edhe ngjarja e rëndë, ministria e Drejtësisë në Greqi nuk e konfirmon faktin se shqiptari i dënuar ka qenë përdorues droge, duke ngritur dyshime të mëdha për shkaqet dhe motivet e vdekjes së tij.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb