NGA ANILA JOLE*
ATHINE
-Persona të panjohur kanë sulmuar me armë sot ndaj të gdhirë selinë e ambasadës së Izraelit në Athinë. Ngjarja ndodhi pak pas orës 03.00 të mëngjesit, kur godina e e ambasadës izraelite është qëlluar me kallashnikov. Policia ka mbledhur mbi 50 gëzhoja në vendngjarje, ndërsa hapësira rreth ambasadës mbetet e bllokuar. Nuk është raportuar për të plagosur. Sipas të dhënave të para, autorët e sulmit kanë qenë në motoçikleta dhe pasi qëlluan me breshëri kundër godinës së ambasadës, u larguan me shpejtësi. Për ngjarjen po heton shërbimi antiterror, ndërsa në vendngjarje po grumbullohen prova materiale nga ekspertët e shërbimit kriminalistik. Një sulm i ngjashëm me kallashnikov u krye një vit më parë kundër rezidencës së ambasadorit gjerman në Athinë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb