ATHINË– Dje në mbrëmje vonë përfundoi takimi maratonë i grupit parlamentar të SYRIZA-s, që kishte filluar në orën 10:45, me temë zhvillimet përsa i përket negociatave të Greqisë me partnerët.

Sipas burimeve qeveritare, pas kërkesës së kryeministrit Aleksis Tsipras, pati votim në grup, ku shumica e deputetëve deklaruan se mbështesnin marrëveshjen e arritur të premten e kaluar.

Në mbyllje të mbledhjes, kryeministri theksoi se “rezultati i marrëveshjes do të varet dhe do të gjykohet nga mënyra që do të funksionojmë si qeveri. Me hap më të shpejtë të promovojmë punën e qeverisë dhe të ushtrojmë qeverisjen duke respektuar mandatin popullor”.

Më tej kryeministri vërejti se “presim të shohim procedurën edhe në parlamentet e huaja dhe pastaj do të shohim kuadrin e vendimit politik, dy-tri ditët e ardhshme”.
(ma.ar/ANA-MPA/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: