GREQI-Një tërmet me mahnitudë 5.2 është regjistruar rreth orës 00:29, ora lokale (23:29 me orën tonë) në brigjet jugore të ishullit Kreta në Greqi.

Sipas Institutit kombëtar të gjeofizikës dhe vullkanologjisë (Ingv) dhe agjencisë gjeologjike amerikane Usgs, tërmeti e ka pasur epiqendrën në Detin e Libisë, në jug të ishullit të Kretës Gozzo.

Nuk ka njoftime për dëme apo persona të lënduar për momenti dhe nuk ka asnjë alarm për Cunam.

Dy javë më parë një tjetër tërmet, në detin Egje, kishte goditur ishullin grek të Koss duke shkaktuar vdekjen e 2 personave dhe dëme të konsiderueshme në ndërtesa dhe në strukturat turistike të ishullit.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: