ATHINË – Kryeministri i ri i Greqisë, Aleksis Tsipras, ka propozuar si kandidat për President të Greqisë, Prokopis Pavlopoulos, ish-Ministrin e Administratës Publike dhe Decentralizimit në qeverinë e Kostas Karamanlis.

Lajmi u bë publik pak më parë nga vetë Kryeministri Tsipras. Propozimi ka ardhur një ditë para raundit të parë për zgjedhjen e presidentit të ri të Greqisë, që do të zhvillohet nesër në parlament.

Pavlopoulos ka lindur më 10 korrik 1950 në Kallamata. Ai është i martuar dhe ka tre fëmijë, 2 vajza dhe një djalë.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb