GREQI

Një 48-vjecar shqiptar i arratisur nga burgu grek, u arrestua nga policia natën e së premtes në afërsi të stacionit të trenit  në Tryntha Nafplio, Lamia.  Arrestimi i tij u bë pas informacionit të siguruar si i arratisuri shqiptar nga burgu ndodhej në Lamia.

Shqiptari 48-vjecar është arratisur nga paraburgimi  më 4 prill 2019. Ai ndodhej në paraburgim pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Athinë që e kishte dënuar atë me 11 vjet e 6 muaj burg për vjedhje të rëndë dhe grabitje.

Tani 48-vjecari  i arrestuar do të ndiqet penalisht, ndërsa hetimet paraprake do të kryhen nga Departamenti i Sigurisë së Lamia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb