Shqiptari,  i cili kishte grabitur me bashkëpunëtorë të tjerë në Vilia të Atikës, më 27 nëntor 2018 dhe u arratis nga qelitë e paraburgimit të martën e një jave më parë u arrestua këtë mbrëmje në shtëpinë e një miku të tij në Haidari, raporton BalkanWeb.

Sipas policisë greke shqiptari u arrestua pas një operacioni policor të organizuar, ku  mori pjesë edhe e kapën në një shtëpi dy-katëshe, ku ai qëndronte  i fshehur për ditë të tëra.

Shqiptari 40-vjeçar i arratisur nuk ka bërë  fare  rezistencë   në kohën e arrestimit të tij. Policia erdhi në këtë zonë pas një informacioni të marrë në rrugë operative, ku tregohej për fshehjen e shqiptarit të arratisur nga burgu.

Kujtojnë se i arrestuari kishte ikur në agim të martën e kaluar, pasi kishte këputur hekurat e dritares së  prej qelisë ku ai mbahej.

  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb