GREQI- Një krim i rëndë ndodhi në Janinë të Greqisë, ku një grua shqiptare nga Gjirokastra vrau me thikë bashkëshortin e saj. I vdekur mbeti 52-vjeçari, Pandeli Jorgji, baba i tre fëmijëve. Fillimisht, gruaja kishte shkuar në polici e alarmuar duke denoncuar se bashkëshortin e kishte gjetur të vdekur në kuzhinën e shtëpisë së tyre.
Por pas dyshimeve të policisë mbi dëshminë dhe pas shqyrtimit të provave, gruaja më në fund pranoi se ishte ajo, që e qëlloi për vdekje babanë e 3 fëmijëve të saj.
Gruaja tha në polici se vitet e fundit, burri kishte patur sjellje të dhunshme, gjë që ndodhi edhe të premten pasdite, kur ajo u përball me dhunën e të shoqit dhe u detyrua të marrë thikën e ta qëllojë në zemër. 46-vjeçarja u arrestua dhe është dërguar në prokurorinë e Janinës.

 

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb