Nën presionin e kreditorëve, BE dhe FMN dhe partive të opozitës në Greqi, ministri i Brendshëm theksoi se nëse do të jetë e nevojshme, zgjedhje të reja të përgjithshme mund të zhvillohen për t’i mundësuar popullit të shprehet për politikën e qeverisë së majtë radikale.

“Ata që mendojnë se qeveria aktuale është një parantezë (…) gabohen. Populli është shprehur së fundi dhe nëse do të jetë nevoja do ta bëjë sërish”, theksoi Nikos Vutsis, gjatë një debati në Parlament për dekretin përsa i përket transferimit të fondeve të organizamve publike në bankën e Greqisë, një masë e miratuar për të shmangur mungesën e financave publike.

Partitë e opozitës, kryesisht e djathta, Demokracia e Re dhe socialistët e Pasok e cilësuan dekretin si antikushtetues dhe akuzuan qeverinë për zvarritje të negociatave me kreditorët, gjë që rrezikon të çojë në boshatisjen e arkave të Shtetit.

“Ne dëshirojmë një kompromis me kreditorët për problemin e ekonomisë, por nëse opozita kërkon legjitimitetin e kësaj marrëveshjeje nga populli, ne nuk kemi frikë për zgjedhje”, nënvizoi ai.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: