Greqia dhe vendet e eurozonës kanë rënë dakord për një marrëveshje për të zgjatur afatin e shlyerjes se borxhit pas ndihmës financiare të dhënë nga institucionet evropian pas bisedimeve të mbajtura sot ne Bruksel.
Ministrat e financave të eurozonës kanë arritur një marrëveshje për të zgjatur ketë afat me katër muaj. Marrëveshja shmang kështu rrezikun e menjëhershëm që Greqia të mbetej pa para brenda një periudhe të shkurtër.
Ajo gjithashtu ofron një hapësirë frymëmarrje për qeverinë e re greke në përpjekje për të negociuar lehtësimin e borxheve me kreditorët e saj në BE. Zyrtarët grekë kanë thënë se kredia nuk do të jetë rinovim i marrëveshjes së tanishme të shpëtimit, e cila parasheh kushte të rënda të kursimit. Gjermania, e cila është kontribuuesja kryesore në këtë paketë, ka refuzuar të enjten kërkesën e Greqisë. Por, Komisioni Evropian ka thënë më herët se ajo është “pozitive”.

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: