Lëkundje tërmeti janë ndjerë në të gjithë Greqinë, si dhe në Shqipëri mëngjesin e sotëm. Mësohet se ka pasur disa tërmete dhe epiqendra ka qenë në ishullin Lefkada të Greqisë. Një prej lëkundjeve ka qenë me magnitudë 6, të shkallës Rihter.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë gjithashtu në gjithë territorin tonë dhe janë regjistruar nga të gjithë stacionet tona sizmologjike.
Mësohet se dy persona të moshës 84 dhe 70 vjeç nga Ponti Vasilikikanë mbetur të vdekur, ndërsa janë plagosur 5.
Gruaja e parë u vra kur një shkëmb i madh, u shkëput nga mali dhe u përplas me fuqi në murin e shtëpisë së saj, duke e goditur në kokë. Tjetra u zu poshtë murit rrethues të banesës. Ndërkohë, në spitalin në Lefkada janë dërguar dy fëmijë dhe dy gra me plagë të lehta. Mediat raportojnë për rrëshqitje të mëdha toke dhe dëmtim të banesave.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: