Qeveria greke ka deklaruar pas se çështja “Çame” nuk ekziston. Reagimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme greke vjen pasi Komisioni Europian ditën e djeshme njohu paketën e qeverisë shqiptarë për çështjen çame.

Në një deklaratë të ministrisë së jashtme greke thuhet se deklaratat e komisionerit Hahn janë të pavërteta dhe të papranueshme.

qeveria greke per camet

Ministria e jashtme greke deklaron se “Çështja Çame” nuk ekziston dhe si e tillë nuk është pranuar të negociohet mes dy qeverive greke dhe asaj shqiptare.

Qeveria greke kritikon komisionerin Hahn që sipas saj nuk ushtron rolin e tij sipas parimit të paanshmërisë për të nxitur interesat e përbashkëta të BE siç parashikohet ne nenin 17 të traktatit të Lisbonës. Greqia i kërkon komisionerit të japë shpjegime bindëse për përmbajtjen e papranueshme të deklaratave të tij.

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb