Angli-Greqi do të luhet normalisht. UEFA ka refuzuar shtyrjen e ndeshjes së Nations League, kërkesë kjo e bërë nga grekët, pas vdekjes  në mënyrë tragjike të lojtarit të përfaqësueses helene, George Baldock.

Insititucioni më i rëndësishëm futbollistik në Europë e ka parë të arsyeshme të marrë këtë vendim, pasi për sfidën e programuar në Wembley Stadium (London) këtë të martë, nuk ka asnjë datë tjetër të lirë. Takimi është i vlefshëm për League B.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb