Greqia ka lehtësuar masat kundër COVID, për qytetarët që duan të udhëtojnë drejt këtij shteti.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se duke filluar nga data 15 mars, nuk do të jetë më i detyrueshëm plotësimi i formularit PLF për hyrjet në Greqi.
Gjithashtu nga data 15 mars do të rritet edhe kapaciteti i pasagjerëve për autobuzat turistikë nga 85% në 100%.
Njoftimi:
Duke filluar nga data 15 mars, nuk do të jetë më i detyrueshëm plotësimi i formularit PLF për hyrjet në Greqi.
Heqja e PLF lehtëson procedurat e hyrjes në Greqi duke i dhënë peshë kontrollit të certifikatave të vaksinimit.
Nga data 5 mars, do të rritet edhe kapaciteti i pasagjerëve për autobuzat turistikë nga 85% në 100%.
(BalkanWeb)