Athina nuk gjen paqe as pas zjarreve masive ku gati 90 persona humbën jetën. Flakët tani ia kanë lënë radhën përmbytjeve.

Më shumë se 300 telefonata kanë ardhur për ndihmë në zonën e Atikës, si pasojë e reshjeve të dendura, të cilat sollën përmbytje në zonë, shkruan Zougla.gr

Si pasojë e përmbytjeve janë bllokuar shumë rrugë. Kështu është rënduar edhe trafiku, ndërsa ka gjithashtu edhe ndërprerje të energjisë në disa zona të Athinës, por edhe në rrjetin e metrosë.

Një javë pas zjarrit tragjik në Athinë, autoritetet helene kanë dalë me një shifër zyrtare të personave të cilët rezultojnë të humbur, por edhe të viktimave.

Sipas Brigadës së Zjarrfikësve zyrtarisht 25 persona janë shpallur të humbur, ndërsa numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 91.

Zëdhënësja Stavroula Malkirit, pas gjashtë ditëve të hulumtimit por edhe presionit të mediave njoftoi se autoritetet po kërkojnë ende 25 persona nga zjarri shkatërrues i 6 ditëve më parë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: