Gazetari Arion Sulo në emisionin “Open” në News24 tha se Greqia u dogj për një 14-vjeçar, ndërsa në Shqipëri nuk reagohet.

Duke folur për protestën e opozitës, Sulo tha se kemi skandalin e Onkologjikut dhe sërish nuk pati reagim të shoqërisë.

“U vra një 14-vjeçar në mes të Tiranës, u fol për 1 javë lidhur me ngjarjen, por nuk u protestua. Çlidhje ka kjo protestë me Berishën? Po ai skandali i Onkologjikut ç’lidhje ka me Berishën?

Pse nuk dolën 50 mijë njerëz për atë vrasjen e 14-vjeçarit? Nëse do të dilnin do të kishte një ndryshim. Kjo nuk ndodhi, pse nuk ndodhi, sepse ne nuk kërkojmë llogari”, tha Sulo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: