Greqia akuzoi Turqinë për minimin e sigurisë në Mesdheun lindor me përpjekjet e saj për të gjetur naftë dhe burime të gazit përreth Qipros.

Qipro ka zbuluar gaz natyror në zonat përreth ishullit, por përpjekjet për të eksploruar për më shumë janë sfiduar nga Turqia, e cila pretendon për një pjesë të këtyre burimeve të reja përreth ishullit.

“Veprimet e paligjshme të Turqisë, të cilat kundërshtojnë ligjin ndërkombëtar, po vendosin në rrezik sigurinë e rajonit. Si të tilla, ato janë absolutisht të dënueshme, ” u tha Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias gazetarëve pasi takoi homologun e tij egjiptian, Sameh Shoukry.

Turqia dhe Qipro nuk kanë marrëdhënie diplomatike që prej një konflikti disa-vjeçar që ndu ishullin në dy pjesë në popullsi etnike turke dhe greke qipriote.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb