Modelja e njohur shqiptare, Gresa Hoti, ka nisur një romancë të re dashurie.
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova po shijon lidhjen me një DJ italian, teksa një video e tyre u shpërnda në rrjete sociale.
Partneri që i ka rrëmbyer zemrën është Carmine Conte, i njohur me nofkën artistike ‘Mrak’.
Bashkë me kolegun e tij prej vitit 2009 janë si dyshe e DJ-ve nën emrin ‘Tale of us’.
Marrëdhënia e tyre thuhet se ka nisur prej disa muajsh dhe gjatë kësaj periudhe kanë qenë të pandashëm.
Conte momentalisht është 42-vjeçar dhe shquhet për lidhjet që ka pasur në të kaluarën me bukuroshe të famshme.
Gresa nga ana tjetër për publikun u bë më e famshme pas pjesëmarrjes në Big Brother Kosova.