Nga Franca ku është pedagoge në sheshin e teatrit bashkë me Risto Siliqin

Gushti e boshatis Tiranën dhe i mbyll teatrot. Sezonet artistike mbyllen në qershor e rinisin në tetor. Në zagushinë e madhe verore, ka vetëm një teatër hapur. Ai Kombëtar. Ai i madhi që prej 1 muaji ruhet 24 orë nga qytetarë e artistë e po prej një muaji ka hapur një sezon artistik të pazakontë: shfaqje nga Shqipëria dhe nga jashtë vendit, shfaqje me vullnetarë, shfaqje në mbështetje të një kauze: mbro teatrin. Tashmë sheshi ka gjithnjë njerëz. Kushdo që vjen gjen miq ose njeh të rinjë.

Dje, rreth orës 19:00 në sheshin e teatrit erdhi Gresa Kadare dhe Risto Siliqi (djali i Llazar Siliqit). Bashkëshortë, ajo pedagoge në Francë e ai kërkues shkencor në një kompani. Kanë studiuar bio kimi dhe prej pothuaj 30 vitesh jetojnë në vendin e “lirisë, barazisë e vëllazërisë”.

Vajza e shkrimtarit me të shoqin u ulën pranë Edmond Budinës dhe folën gjatë. Thanë se e kanë mbështetur gjithnjë kauzën. Thanë se përfaqësojnë vetveten dhe se nuk i janë fshehur atyre që mendojnë. Regjisori u rrëfeu 19 muaj protestë, 13 muaj përditë, e 30 ditë 24 orë. U rrëfeu “24korrikun”. Bashkëshortët treguan mbështetjen e tyre në mbrojtje të teatrit. Më pas kur erdh ora e fjalimeve në shesh, të dy u ulën mes njerëzve.

Edmond Budina i prezantoi dhe i falenderoi. “Jemi njerëz që e duam teatrin. Njerëz që besojmë. Ne jemi bashkë. Nuk na përçan askush.kam kënaqësinë të them se sonte kauzës sonë i shtohen edhe dy miq. Janë dy shkencëtarë. Gresa Kadare dhe Risto Siliqi. Ju faleminderit që jeni me ne. Ndaj ky teatër nuk do bjerë. Teatro të rinj të bëhen sa të duan. Këtu është vënë Doruntina, Nata me hënë, Gjenerali i ushtrisë së vdekur të Ismail Kadaresë”, tha Budina.

Të plotë e lexoni në Gsh.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb