TIRANE

Tashmë që dalin si çift, këngëtarja Eni Koçi pranë Genc Prelvukajt shfaqen më të lumtur se kurrë në krahët e njeri tjetrit. Prej kohësh aludohej se dy artistët ishin në një lidhje, por këtë të vërtetë ata vendosën ta konfirmojnë gjatë festave të fundvitit, duke shpallur publikisht statusin “në një lidhje” për 2019-n.

Pas disa bashkëpunimesh në muzikë, çifti shihej gjithnjë e më shumë bashkë, zërat qarkullonin, por ata nuk e pranonin ende se ishin më shumë se kolegë apo miq. Si Greta edhe Genci kanë njohur edhe familjet e njëri tjetrit.

Pasi Genci deklaroi disa ditë më parë se ka marrëdhënie shumë të mira me prindërit e Enit, është radha e kunatës, Gretës për të treguar si i ka raportet me Gencin. Ajo tregoi se ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Gencin. Ajo tregoi se edhe prindërit e saj e duan shumë.

“Unë kam raporte shumë të shkëlqyera me Gencin. Jo vetëm unë, edhe prindërit e duan shumë, edhe ai po shumë. Kam qenë që në fillim pro lidhjes, e kam dashur gjithmonë. Ai është shumë i edukuar, i dashur. Jam e lumtur për ta dhe uroj që të plaken së bashku”,-është shprehur Greta.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb