TIRANE – Avokati i Popullit bën të ditur se ka nisur hetimin administrativ rreth kërkesave të disa studentëve të Fakultetit të Mjekësisë, të cilët kundërshtojnë VKM-në për tarifat, duke e cilësuar si diskriminuese.
Avokati i Popullit fton studentët grevistë që të paraqesin pretendimet e tyre për tarifat diskriminuese pranë institucionit të Avokatit të Popullit, në mënyrë që hetimi administrativ të kryhet i plotë dhe gjithë përfshirës.
Gjithashtu Avokati i Popullit, duke iu referuar disa deklaratave në media të studentëve grevistë për dhunë nga policia në momentin e nxjerrjes së tyre nga greva, i fton ata të paraqiten pranë Avokatit të Popullit për të dhënë dëshmitë dhe ankesat e tyre rreth kësaj situate.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: