KAPSHTICE- Bllokohet sërish Pika Kufitare e Kapshticës. Shkak është bërë greva e përsëritur e fermerëve grekë.


Mësohet se dogana do të jetë e bllokuar nga ora 11:00-13:00. Sakaq, qytetarët janë lajmëruar vetëm në momentin e fundit, ndërsa atyre tashmë u duhet të presin në radhë për të kaluar kufirin.


Pak ditë më parë, fermerët grekë u hodhën në protstë, duke paralizuar kështu punën në këtë pikë kufitare.
(ed.me/BalkanWeb)


Etiketa: