KORCE– Greva e fermerëve grekë ka bllokuar sërish punën në doganën e Kapshticës, e cila nuk do të funksionojë për 4 orë gjatë ditës së sotme. Mësohet se kufiri mes Shqipërisë dhe Greqisë, do të jetë i mbyllur prej orës 11:00 deri në 15:00.


Kjo nuk është e para herë që protestat në Greqi sjellin bllokimin e punës në doganën e Kapshticës. Dogana është paralizuar disa herë, për shkak të grevës në shtetin fqinj.


Fermerët grekë kundërshtojnë reformat e qeverisë Tsipras, që lidhen me pensionet dhe sistemin e taksave. Mënyra e protestës që kanë zgjedhur fermerët grekë është bllokimi i akseve kryesore rrugore, veçanërisht në Greqinë e Veriut, me traktorët bujqësorë.
(er.nu/BalkanWeb)