Të gjitha pikat kufitare me Greqinë nga dita e sotme deri ne datën 4 prill do të jenë të mbyllura për shkak të grevës nga ana e Sindikatës Doganore.

Sipas policisë nuk do te funksionojë as dogana e Kapshticës as e Kakavijës,Tre Urave apo Qafë Bota.

Ashtu sikurse shihet edhe nnga pamjet në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës aktualisht situata paraqitet e qetë pra nk është krijuar as fluks dhe as radhë automjetesh.

Ka pasur raste të vecante si rasti i një zonje me një femije të vogël që vinte nga Tirana për të kaluar drejt shtetit Grek pasi kishte arsye shëndetesore por që eshte kthyer peër shkak të mungeses së një dokumentacioni mjekësor të vajzës së saj.

Ashtu sikurse ka edhe nga ata qytetarë që kanë ardhur nga Greqia në drejtim të Shqiperisë me mjetet e tyre dhe më pas mjetin e kanë lënë në distancë për të hyrë në shtetin tonë.

Të pyetur se pse zgjodhën sot të hynin duke ditur grevën e Greqisë ata kanë thënë se kane hyrë për shkaqe emergjence por duhet theksuar si këmbësorë.

Duhet të rikujtojmë se gjatë ditës së djeshme ne këtë pikë kalimi ka patur fluks të shtuar të automjeteve për shkak te lajmërimit se do të mbyllej edhe kjo pikë kufitare.

Fluksi i shtuar i mjeteve gjatë 24 orëve të fundit ka qënë nga të dyja kerhët si në hyrje ashtu edhe në dalje dhe sipas policisë nga kjo pikë kalimi kanë hyrë 2504 shtetas dhe një numër i ngjashëm kanë dalë numër prej 2335 shtetas.

Ndërkohë nga të gjitha pikat e kalimit përgjatë 48 orëve do të lejohen
vetëm këmbësoret pa bagazhe dhe automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore si në hyrje po ashtu dhe në dalje.

Ndërsa për qytetarët që kishin planifikuar të lëviznin ditën e sotme por edhe nesër do tu duhet të presin këto 48 ore ose deri në një njoftim të dytë nga autoritetet tona qe po bashkëbisedojnë herë pas here me autoritetet greke në ndryshim të situatës.

NJOFTIMI I POLICISE
Në vijim të informacionit të dhënë nga Policia e Shtetit, ju informojmë se, Policia Greke ka njoftuar Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, se nga data 02.04.2024, prej orës 05:30, deri më datë 04.04.2024, në orën 05:30, pika doganore greke në Kapshticë, do të jetë e mbyllur për shkak të protestës nga sindikatat greke.

Nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve, autobusëve dhe kamionëve. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, pa bagazhe, dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore. Policia e Shtetit është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet policore greke dhe do të ketë njoftime të tjera në kohën e duhur, për çdo ndryshim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: