TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje studentët e Fakultetit të Mjekësisë që hynë në greve urie një vit më parë. Studentët, të cilët janë proceduar për “Tubim të paligjshëm” janë thirrur për të dëshmuar.


Nga ana tjetër ka reaguar avokati i tyre që e krahason këtë fakt me kohën e diktaturës.


“Procedimi sikur të ishim në diktaturë”, ka thënë ai. Studentët e mjekësisë protestuan kundër rritjes së tarifave të shkollës duke hyrë edhe në grevë urie por u nxorën jashtë forcërisht nga ambientet ku po bënin grevën.


(m.k/BalkanWeb)

Etiketa: