TIRANE
Pas bojkotimit të mësimit si nga ana e studentëve dhe pedagogëve, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë ka vendosur se si do procedohet gjatë këtij viti akademik pa dëmtuar formimin e studentëve.
Përmes një vendimi që mban firmën e dekanit të këtij fakulteti është vendosur që periudha e mësimit të shtyhet deri më datë 3 mars të këtij viti, ku mësohet se mësimi do të zhvillohet edhe gjatë fundjavës. Ndërsa sezoni i provimeve, po në të njëjtin vendim mendohet të shtyhet pas datës 4-24 mars.
Vendimi Nr3
MBI STRUKTURËN E PËRSHTATUR PËR VITIN AKADEMIK 2018-2019
Me qëllim realizimin e programeve të parashikuara për këtë vit akademik, pa dëmtuar formimin e studentëve, dekanati, në mbledhjen e datës 11.02.2019, miratoi mbledhjen e strukturës si vijon:
1.Periudha e mësimit për semestrin e parë shtyhet deri më datë 03.03.2019. Do të mbahet mësim edhe gjatë fundjave, si dhe oraret kur të ketë salla të lira. Përgjegjësit e departamenteve do të hartojnë agjendat e njësive bazë, pasi të jenë konsultuar me studentët, stafet akademike apo edhe ato ndihmë-akademije. Kopje të agjendave do të dorëzohen në Sekretarinë Mësimore dhe tek zv.dekanët përgjegjës deri më datë 13.4.2019
2-Datat e provimeve të mbartura do të jenë: 26, 27, 28 shkurt, pas orës 14:00
(BalkanWeb)