Greva që po vazhdon nga punonjësit në aeroportin e Brukselit, ka bërë që mijëra njerëz të mos mund të udhëtojnë të shtunën nga ky aeroport, ka thënë zëdhënësi i këtij aeroporti, duke njoftuar se 110 fluturime janë anuluar.

Agjencia e lajmeve Belga ka thënë se gjatë ditës mund të anulohen edhe fluturime të tjera.
Të premten, rreth 130 fluturime u anuluan për shkak të grevës së punëtorëve që përkujdesen për bagazhet e udhëtarëve.

Greva e punëtorëve të kompanisë Aviapartner ka nisur të enjten dhe është thënë se do të zgjasë deri të dielën, shkruan rel.

Të shtunën rreth 70 mijë persona janë parashikuar që të përdorin aeroportin e Brukselit ndërsa të dielën 74 mijë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb