VLORË- Prej dy ditësh 11 banorë të fshatit Kocul në Vlorë kanë hyrë në grevë urie pasi nuk u janë plotësuar kërkesat nga firma e naftës që operon në këtë zonë. Por sot një prej grevistëve ka përfunduar në spital. Sipas raportimeve, grevisti Bari Likaj u dërgua në spital, për shkak të problemeve me zemrën.

Banorët janë ngujuar prej mbrëmjes së të enjtes duke kërkuar punësim dhe shmangie të ndotjes nga ana e firmës së naftës. “Firma të rehabilitojë rrugën pasi e ka dëmtuar. Firma të punësojë banorë të zonës dhe të eliminojë ndotjen nga gazi”-janë shprehur banorët.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: