ATHINË-Transporti publik, metroja, autobusët, trenat si dhe anijet kaluan në paralizë sot në Greqi për shkak të një greve 48-orëshe të ndërmarrë nga sindikatat në formë proteste kundër dy projektligjeve mbi reformën e pensioneve dhe tatimin mbi të ardhurat.

Këto reforma janë një parakusht, referuar kreditorëve, BE-së dhe FMN-së, për shlyerjen e kredisë ndërkombëtare në përputhje me këstin e tretë dhënë vendit ballkanik korrikun e vitit 2015. “Në Athinë, të gjithë mjetet e transportit publik janë jashtë funksionit sot, personeli i metrosë, tramvajit, autobusëve dhe trenave ndër-urbanë do të vijojë grevën deri të dielën”, sipas sindikatës të tyre.

Taksitë, sindikatat e së cilëve nuk i janë përgjigjur thirrjes për grevë mbeten të vetmet mjete transporti në kryeqytet.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: